AKTUALITET

Eurot në Durrës, porositësit e makinave të arrestuar për kokainë në Britani e trafik makinash

16:22 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk janë emra të panjohur për autoritete vendore, por dhe ato të huaja. Gazeta Shqiptare ka mundur të zbulojë emrat e dy porositësve të automjeteve tip “Toyota Yaris”, brenda së cilës u zbuluan rreth 3.4 milionë euro.




Ata janë Elvis Vladi 38 vjeç dhe Alfred Vladi 33 vjeç, të dy të lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Toyotat me euro, Policia: I zbuluam vetë, gjermanët nuk na njoftuan. 4 të arrestuar

Por nga një kërkim i thjesht rezulton se Elvis Vladi ka qenë pjesë e një grupi shqiptarësh të arrestuar me 10 kg kokainë në Britaninë e Madhe. Në atë kohë Elvis Vladi akuzohej dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Po ashtu, një emër i njohur për policinë është dhe Alfred Vladi. Ai është arrestuar në vitin 2008 dhe ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e makinave të vjedhura, nga Franca në Shqipëri.

Foto/ Mbi 3 mln € në Toyota Yaris, kush është Edi Lika… Aksidenti me djalin e Gramoz Ruçit

Të arrestuar nga Policia:
Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.