Kryesore

FIFA rrëzon federatën serbe, nuk dënon Xhakën dhe Shaqirin

19:00 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festimi me shqiponjën e flamurit shqiptar nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, nuk u prit mirë nga këta të fundit, duke pretenduar se ky ishte një provokim i qëllimshëm i lojtarëve me origjinë shqiptare.




Lidhur me këtë Federata Serbe, kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj këtij gjesti.  Por, mësohet se FIFA ka vendosur që të mos dënojë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për festimin e tyre me gjestin patriotik.

Ndërkohë, edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner, i cili bëri edhe ai shqiponjën në shenjë mbështetjeje për shokët e ekipit nuk është dënuar.

Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.