Rusi 2018

FOTO/ Ky është lojtari më i vjetër në Botëror

21:07 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Essam El-Hadary, portieri i Egjiptit është bërë lojtari më i vjetër që luan në një ndeshje të Kupës së Botës.




El-Hadary është dy vite e 158 ditë më i vjetër se kolumbiani Faryd Mondragon, i cili e ka mbajtur këtë rekord deri tani.

Portieri egjiptian ka mbushur 45 vjeç e 161 ditë.

El-Hadary është më i vjetër se tre trajnerë në Kupën e Botës Rusia 2018: 179 ditë më i vjetër se Roberto Martinez, 413 ditë më i vjetër se Mladen Krstajic dhe 1164 ditë më i vjetër se Aliou Cisse.

Ai luajti sot ndeshjen e jetës edhe pse Egjipti u mund 2 – 1 nga Arabia Saudite.

Të dyja këto skuadra nuk e kaluan dot fazën e grupeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.