LIFE STYLE

Fshati i pazakontë, ja si është të jetosh nëntokë

11:06 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A keni menduar ndonjëherë se si mund të jetohet nën tokë? Në luginat e thata të rajonit Djebel Dahar të jugut të Tunizisë, njerëzit kanë jetuar për shekuj me radhë në shtëpi nëntokësore, shtresa e jashtme e së cilës siguron mbrojtje kundër nxehtësisë së verës dhe erërave të dimrit.




Por në dekadat e fundit, shumë pak njerëz preferojnë të jetojnë në shtëpitë nëntokësore. “Babai im vdiq, nëna ime vdiq, vajzat u martuan dhe unë u largova”, – tha Latifa Ben Yahia, e cila jeton në një shtëpi me pesë dhoma në fshatin Tiijma.

“Ata të gjithë shkuan për të përmirësuar jetën e tyre. Po të largohem, atëherë shtëpia do të zhduket”, – u shpreh ajo.


Shtëpitë janë të pazakonta, megjithëse ndërtime të ngjashme gjenden në Libi. Shumë familje u larguan nga shtëpitë e nëndheshme kur qytetet dhe fshatrat e reja u ndërtuan në vitet 1960 dhe 1970.

341538 341548 341547 341546 341545 341544 341543 341542 341541 341540 341539
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.