Rusi 2018

Gazeta serbe thumbon arbitrin Brysh: Ku i gjeti 2 milionë euro pasuri?

12:20 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbët kanë përgatitur një dosje dhe kërkojnë me çdo kusht që të shkaktojnë një tërmet në këtë Botëror, pas ndeshjes me Zvicrën. Përveç dosjeve së ankesave për dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar që nën hetim të bëhet pjesë edhe arbitri i takimit, gjermani Feliks Brysh.




Edhe ankesa për “bilbilin” është dërguar, por nëse për dy lojtarët e Zvicrës FIFA ka pranuar se janë futur nën hetim, për Bryshin nuk është marrë ende asnjë përgjigje, por ndërkohë “Kurir” ka dashur që ta shtyjë thikën thellë në palcë, duke aluduar keqazi mbi figurën e arbitrit gjerman 42- vjeçar. Dje, në një shkrim në uebsajtin e kësaj të përditshmeje, ishte postuar një shkrim ku aludohej fort mbi drejtësinë e vendosur në fushë nga Brysh, jo vetëm për duelin SerbiZvicër, por ndoshta edhe gjatë gjithë karrierës së tij. Gjyqtari me profesion avokat mësohet se ka një pasuri prej 2 milionë eurosh, e dhënë kjo e gjetur në uebsajtin “Inkomenentvort”, i cili merret me të dhëna të këtij tipi me personazhet publikë apo “VIP”, shkruan PanoramaSport.

Dhe kjo shumë e majme në llogaritë e gjyqtarit është vënë në dyshim nëse është bërë me punë të pastër apo qoftë nëse janë kursimet e karrierës së tij në fushën e lojës: “A ka mundësi që një arbitër që paguhet maksimumi 3000 euro për një ndeshje dhe në një sezon të gjatë dhe të rëndësishëm mund të rrijë që të paguhet maksimumi deri në 70 mijë euro në vit, që të grumbullojë një pasuri kaq të madhe?!”, ishte pyetje tendencioze që ngrinte “Kurir”, një tendencë negative, lidhur me mllefin që serbët kanë akumuluar pas sfidës me Zvicrën dhe penalltisë së mohuar ndaj Mitroviçit, gjatë lojës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.