SHËNDET

Ja çfarë ndikimi ka pagjumësia në lëkurën tonë

19:36 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mungesa e gjumit na bën të shëmtuar. Është zbuluar nga disa studime shkencore se një gjumë i mirë na ndihmon të kemi një pamje më të mirë. Por, përveçse jemi më në formë, kemi dhe një efekt pozitiv në lëkurë. Efektet e pagjumësisë mund të jenë shkatërruese dhe mund të shkaktojnë rrudha dhe qese të errëta poshtë syve.




Kur nuk kemi fjetur mjaftueshëm, trupi ynë prodhon shumë më pak antioksidantë.

Rezultati?

Rrudhat do të jenë më të theksuara dhe shenjat e moshës do të vihen më shumë në pah. Edhe çehrja e fytyrës bëhet më e zbehtë. Sytë janë të skuqur dhe jo shumë të qartë. Me pak fjalë, pagjumësia na bën të shëmtuar.

Arsyeja pse pagjumësia ndikon në bukurinë tonë?

Hulumtime të shumta shkencore kanë zbuluar se lëkura është e lidhur ngushtë me cilësinë e gjumit. Kjo për shkak se gjatë natës epiderma ka kohë për të rigjeneruar veten, duke kryer një veprim riparimi që arrin kulmin në orën 3 dhe 4 të mëngjesit.

Natën mekanizmat biologjike të lëkurës janë aktivizuar dhe janë të ndryshme nga ato që ndodhin gjatë ditës.

Ndërsa ne punojmë, bëjmë pazaret, i marrim fëmijët në shkollë dhe përgatisim darkën, lëkura jonë i nënshtrohet stresit të vazhdueshëm, që shkakton dehidratim, zgjerim të kapilarëve dhe prodhimi i sebumit është i ulët.

Pas një ditë të gjatë kur shtrihemi për të fjetur, trupi prodhon melatonin. Ky hormon vepron në të gjithë trupin dhe në veçanti në lëkurë, duke luftuar veprimin e radikaleve të lira dhe duke promovuar hidratimin e epidermës. Gjumi kthehet në një trajtim bukurie falas.

Çfarë duhet të bëni për të pasur një lëkurë të bukur?

Së pari, flini të paktën 7 orë me një temperaturë midis 18 dhe 20 gradë dhe zgjidhni produktet e duhura që do të aplikoni para se të flini. Më të mirat janë ato të pasura me acid hialuronik, retinol, vitaminë E dhe C.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.