Nostalgji

Nostalgji/ Shalsi i gërthet Finos. Pajtohen Bollano e Dule

16:00 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Shalsi i gërthet Finos. Pajtohen Bollano e Dule




Pajtohen Bollano e Dule

Dita e Europës dhe festa e organizuar nga Komisioni Europian në Tiranë i ka bërë bashkë kryetarin e organizatës “Omonia”, Vasil Bollano dhe kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule. Dihen prej kohësh divergjencat mes dy liderëve, por ja që një rast i tillë ka shërbyer jo vetëm për pajtim, por pse jo edhe për ndonjë aleancë të mundshme mes tyre. Kjo e fundit, në fakt, në kushtet e sotme është pak e vështirë, pasi Bollano dhe Dule janë atashuar pranë dy kundërshtarëve politikë, megjithatë e rëndësishme është që mes tyre ka rinisur komunikimi.

Shalsi i gërthet Finos

Deputeti Eduart Shalsi, edhe pse nuk është pjesë e grevës, aplikon të njëjtat rregulla me grevistët për sa i përket mjekrës (nuk mund të themi të njëjtën gjë për të ushqyerit)! Por, në këtë foto të shkrepur në një prej ditëve të protestave që organizohen çdo ditë para Kryeministrisë, Shalsi shfaqet duke i ngritur zërin deputetit Bashkim Fino. Fino fillimisht nuk e ka besuar tonin e lartë që i drejtohej atij, por kur ka parë dorën e ngritur të Shalsit, aty nuk ka duruar: “Dale-dale se ka moshë këtu!” – ka qenë vetëm fillimi i frazës së tij, ndërsa siç thonë gojët e liga, vazhdimi i saj ka qenë me nota edhe më të larta se të Shalsit.

 

Ky shkrim u botua më 15 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.