Rusi 2018

Plas te Argjentina, grushte në stërvitje mes Pavon dhe Maskerano

10:05 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klima e tensionuar tek Argjentina duket sikur është zbehur disi, ndërsa janë në pritje të ndeshjes së tretë. I gjithë grupi duket i qetë dhe i përqendruar, pasi me një fitore, fati dhe një rezultat në favor të tyre kundër në sfidën tjetër, Kroaci-Islandë, mund të bëjë që bardhekaltrit të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë Kupë Bote.




Mirëpo, vëmendja e mediave është përqendruar te marrëdhënia e dy lojtarëve në seancën stërvitore, pikërisht të Havier Maskerano dhe Kristian Pavon.

Mesfushori veteran dhe sulmuesi i ri duket se kanë qenë dy prej lojtarëve që janë përplasur ashpër mes tyre, pas humbjes së rëndë me Kroacinë. Ka qenë Karuzo Lombardi, ish-trajneri i skuadrës së Tigre, i cili ka bërë publik lajmin. Ai ka qenë prezent në ambientet e brendshme të stadiumit, si i dërguar edhe i së përditshmes “Ole”, duke rastisur në momentin e nervozizmit mes tyre.

Pavon ka qenë shumë kritik dhe ka kërkuar llogari te një mes lojtarëve më të vjetër të përfaqësueses, por Maskerano i është kthyer me tone diskriminuese, aq sa talenti i Boka Junjorsit nuk është përmbajtur dhe e ka goditur me grusht atë dhe përplasja është ndalur nga një pjesë e stafit teknik. Por dje, duke qenë se edhe kamerat e mediave argjentinase kanë qenë të shumta në stërvitje, të dy lojtarët kanë vendosur të bëjnë paqe në fund të seancës.

Pavon e ka pritur në hyrje të ambienteve të brendshme dhe i ka dhënë dorën, ndërsa pyetjes së një gazetari mbi sherrin, Maskerano iu përgjigj me ironi: “Pavon nuk më goditi, madje më përdhunoi…”, dhe u largua duke qeshur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.