SHËNDET

Pse të gjithë duhet të flemë nga ana e majtë

21:02 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çdo person ka pozicionin e tij të preferuar të gjumit dhe nëse nuk shtrihet në atë mënyrë duket se nuk e zë gjumi. Megjithatë kemi disa lajme të këqija për ata që flenë në të djathtë!




Nëse deri tani keni menduar se nuk duhet të flini në të majtën tuaj, meqë në atë krahë është e vendosur zemra gaboni!

Hulumtimet e fundit kanë dalë në përfundimin se të fjeturit në anën e majtë përmirëson funksionet e organeve, në krahasim me krahun e kundërt që sjell më shumë shqetësime për organizmin.

Përmirëson funksionin e sistemit tuaj limfatik

Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë duke hequr mbeturinat dhe toksinave nga sistemet tona. Ekspertët thonë se gypi i kraharorit (kanali më i madh limfatik i sistemit limfatik) është i vendosur në anën tonë e majtë. Kjo është arsyeja pse duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të ndihmoni procesin e largimit të të mbeturinave në mënyrë më efikase.

Shpretka do ta bëjë punën e saj shumë më mirë

Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe është e vendosur në anën e majtë të trupit tuaj. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, shpretka juaj punon në mënyrë më efikase.

Arsyeja kryesore për këtë është gravitetit që nxit rrjedhjen e gjakut në shpretkë, duke e lejuar atë të filtrojë papastërtitë më shpejt.

-Nxit eliminimin e duhur të produkteve të panevojshme

-Ky pozicion mund të reduktojë urthin gjatë natës

-Mëlçia nuk do të mbingarkohet

-Mëlçia është e vendosur në anën e djathtë të trupit dhe shtrirja në këtë anë tendos këtë organ.

Të flesh në anën e majtë është mirë për zemrën tuaj

Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në gjithë trupin. Për këtë arsye, pozicioni i majtë mund të ndihmojë zemrën tuaj që të bëjë punën e saj më lehtë dhe më me efikasitet. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, graviteti lehtëson funksionin e sistemit te qarkullimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.