POLITIKË

Refugjatët, Vlahutin: Ndërtimi i kampit nuk është kusht për hapjen e negociatave

15:19 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin,  ka zhvilluar një vizitë në bashkinë Malësi e Madhe, ku ka folur dhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.




Vlahutin, ripërsëriti dhe një herë thirrje që ndërtimi i kampit të refugjatëve nuk është kusht për çeljen e negociatave. Sipas saj kushti i vetëm është një përmirësimi i situatës në Shqipëri, e cila fillon me mirëqeverisjen dhe më pas me instancat e tjera.

Teksa ka folur dhe për vendet skeptike lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë, ambasadorja ka thënë shkurt se këtë e vendosin 28 vendet anëtare.

Ambasadorja e BE e ka cilësuar një problem që duhet të zgjidhet me urgjencën problemin e pronave në Shqipëri, ndërsa shton se për këtë BE po jep kontributin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.