Rusi 2018

Skandali i FIFA-s/ Heton shqiptarët, por shikoni foton nacionaliste serbe të postuar në faqen zyrtare

15:11 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organi më i lartë i futbollit, FIFA, para fillimit të Kampionatit Botëror ka postuar në faqen zyrtare një foto të futbollistit serb, Nemanja Matiç me 3 gishtat e ngritura. Ky veprim është totalisht politik dhe kundër shqiptarëve.




Ky gjest i Matiç nuk përbën provokim, ndërkohë që e kanë postuar edhe te faqja zyrtare, teksa për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit është hapur një procedurë disiplinore dhe pritet ndëshkim.

Por çfarë nënkupton ngritja e tre gishtave? Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë.

Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shqiptaret simbolin kombetar, po ky futbollisti Serb le te ngreje edhe prapanicen po deshi, se shqipot dine edhe menyra tjerat per ti kenaqur.keto mbeturina te se kaluares.

    Përgjigju ↓