AKTUALITET

Vazhdojnë punimet në aksin TIranë-Durrës, segmenti që do bllokohet nesër

21:10 - 25.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se punimet në autostradën Tiranë – Durrës për riparim e shtresave asfaltike do të vijojnë.




Prej mëngjesit të së martës, ora 06:00, në autostradën Tiranë-Durrës do të vijojë faza e pestë të punimeve.

Në këtë fazë punimet do të kryhen në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth, në drejtimin Durrës-Tiranë.

“ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren”, bën me dije ARRSH.

Sipas ARRSH automjetet që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës duhet të devijohen te Ura Dajlanit dhe të vazhdojënë në rrugën dytësore deri në kryqezimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytesore.

Ndërsa punimet në segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit drejtimi Tirane – Durrës kanë përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.