Kryesore

Zbardhen kriteret e pranimit në 6 fakultete në Universitetin e Tiranës

13:15 - 26.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Maturantët janë ende në pritje të rezultateve të provimeve në lëndën e matematikës si dhe atyre me zgjedhje, për të përllogaritur kështu se në cilat degë do të kenë mundësi për të studiuar. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të gjitha kriteret e pranimit për vitin e ri akademik 2018-2019 në të gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës si dhe në filialin e tij në Sarandë. Ky institucion i arsimit të lartë bën me dije se mesatarja e tre viteve të gjimnazit si dhe provimet e maturës shtetërore janë baza mbi të cilën do të bëhen përzgjedhjet e fituesve edhe për këtë vit. Përkatësisht theksohet se për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Drejtësisë, maturantët duhet të dinë se 50% të pikëve do t’i ketë mesatarja e shkollës, ndërsa 50%-in tjetër do e ketë nota mesatare e lëndëve Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Qytetari, Ekonomi e Gjuhë e Huaj me nga 10% secila prej tyre. Por, fakultetet i kanë përcaktuar vetë kriteret këtë vit, e rëndësia e mesatares apo provimeve të maturës ka vlera të ndryshme për programe të ndryshme. Kështu, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë vlerëson me 80% mesataren e 3 viteve të shkollës së mesme dhe vetëm me 20% provimet e maturës, ndërsa për studentët që do pranohen në Fakultetin e Ekonomisë, në të gjitha programet ka 50% të pikëve mesataren dhe 50% gruplëndët përkatëse.




Por prej 2 vitesh, maturantët që dëshirojnë të studiojnë në një nga institucionet e arsimit të lartë duhet të kenë një mesatare më të lartë se 6-të. Ndërkohë, UT thekson më tej se në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja 100% të pikëve i ka mesatarja e thjeshtë që del nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjesëtuar me numrin në total të notave të mbledhura. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale, 50% të pikëve të vlerësimit i zë mesatarja e tre viteve të gjimnazit; 40% provimet e detyruara të Maturës Shtetërore si dhe 10% një prej provimeve të lëndëve me zgjedhje. Ajo çka shfaqet risi në ndryshim nga fakultetet e tjera, është mënyra se si i ka ndarë pikët e vlerësimit Fakulteti i Shkencave. Në këtë të fundit ka 50% të pikëve ku 25% është mesatarja e 3 viteve e 25% provimet e Maturës, ndërsa 50% janë gruplëndët.

Ekonomiku dhe Shkencat sociale

Fakulteti i Ekonomisë
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019,për Fakultetin e Ekonomisë janë si më poshtë:
– Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit.
– Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Matematikë 15%
b. Ekonomi 15%
c. Fizikë 10%
d. Gjuhë e Huaj 10%

Fakulteti i Shkencave Sociale
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019, për Fakultetin e Shkencave Sociale janë si më poshtë:
– Nota mesatare aritmetike e tri viteve të shkollimit 50% e vlerësimit -Nota mesatare aritmetike e tri provimeve të maturës të detyrueshme ( Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj ) 40% e vlerësimit.
– Një provim me zgjedhje nga lista e provimeve me zgjedhje 10% e vlerësimit:
a. Qytetari
b. Sociologji
c. Filozofi
d. Psikologji
e. Histori ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
f. Gjeografi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
g. Biologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
h. Ekonomi ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)
i. Teknologji ( nga kurrikula bërthamë ose e avancuar)

Filiali Sarandë
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019, për Filialin Sarandë janë si më poshtë:
Kriteret e pranimit për të dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jenë të njëjtat me kriteret që do të kenë Fakultetet bazë:
– Fakulteti i Ekonomisë programi Administrim Biznesi
– Fakulteti i Gjuhëve të Huaja programi Gjuhë Angleze

Kriteret e pranimit në 6 fakultete

Fakulteti i Drejtësisë
Nota mesatare e përgjithshme (mesatare e thjeshtë), e cila përbëhet nga nota mesatare e të gjithë viteve të shkollës së mesme (përfshirë edhe notat e provimeve të maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit.
Nota mesatare e lëndëve të mëposhtme, të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit:
a. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 10 %
b. Histori 10 %
c. Qytetari 10%
d. Ekonomi 10%
e. Gjuhë e Huaj (e parë ) 10%

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019, për Fakultetin e Histori Filologjisë janë si më poshtë:
– Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme
– Vlerësohet me 20 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e lëndëve të Maturës Shtetërore

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë si më poshtë:
– Mesatare e thjeshtë e cila rezulton nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe notave të marra në provimet e maturës shtetërore pjesëtuar me numrin në total të notave të mbledhura

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës, për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2018-2019, për Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë si më poshtë:
– Mesatarja e thjeshtë aritmetike e përgjithshme 50% e vlerësimit, e cila përbëhet 25% nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe 25% mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore.
– Nota mesatare e gruplëndëve 50 % e vlerësimit (kurrikula bërthamë). Në gruplëndët përfshihen lëndët me përqindjet përkatëse :
Programi i studimit Biologji
a. Biologji 30%
b. Kimi 10%
c. Fizikë 5%
d. Matematikë 5%
Programi i studimit Bioteknologji
a. Biologji 20%
b. Kimi 10%
c. Fizikë 10%
d. Matematikë 10%
Programet e studimit Kimi; Kimi Industriale dhe Mjedisore; Kimi dhe Teknologji Ushqimore
a. Kimi 20%
b. Biologji 10%
c. Fizikë 10%
d. Matematikë 10%
Programi i studimit Matematikë
a. Nota mesatare e tri viteve të lëndës Matematikë 50%
Programi i studimit Fizikë
a. Fizikë 20%
b. Matematikë 20%
c. Kimi 5%
d. Biologji 5%
Programi i studimit Informatikë; Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
a. Matematikë 25%
b. TIK 10%
c. Fizikë 10%
d. Biologji 5%
Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike
a. Matematikë 30%
b. Nota mesatare e matematikës në maturën shtetërore 20%

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.