Media

“Prestige Resort” hap dyert për drejtorët e mediave ndërkombëtare

11:35 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Prestige Resort”, një prej komplekseve më të mrekullueshme e modern në vend, ka hapur dyert për drejtuesit e përgjithshëm të mediave publike në Europë e Azi. Por relaksin në këtë resort fantastik pranë detit Adriatik e kanë shijuar edhe drejtorët e mediave më të njohura ndërkombëtare si ‘BBC’, ‘ZDF’, ‘RAI’, televizioni publik francez ‘ARD’ si dhe shumë të tjerë. Kështu pas përfundimit të Asamblesë së 80 të Përgjithshme të EBU-së (Bashkimi i Transmetuesve Evropianë) që u zhvillua në Tiranë, drejtorët e mediave të sipërpërmendura zgjodhën të vizitonin disa vende në Shqipëri, ku nuk mund të mungonte ‘Prestige Resort’ në Golem, si një prej destinacioneve më të mira në Shqipëri. Bashkimi i Transmetuesve Evropiane-EBU është aleanca drejtuese në rang botëror e shërbimit të medias publike, e cila ka 73 anëtarë në 56-të vende në Evropë dhe 33 anëtarë të asociuar në Azi, Afrikë dhe Amerikë.




Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në RTSH, Kleart Duraj shoqëroi drejtorët e mediave evropiane e aziatike në destinacionet me elitare të vendit, në krye të listës së të cilave ishte “Prestige Resort”. “Me shumë kënaqësi i sollëm te “Prestige Resort” pasi dëshironin të shikonin pjesën e Adriatikut. Për të huajt, kur u përmend Shqipërinë, normalisht që mendojnë plazhet dhe vunë re që këtu ofrohen të gjitha lehtësirat që ata të mund të vijnë me pushime me familjet e tyre. Disa prej tyre do të qëndrojnë edhe më gjatë, pavarësisht se është dita e fundit e çdo eventi lidhur me Asamblenë e Përgjithshme”,-u shpreh Duraj.

Vlerësimet
Ndërkohë, drejtori i marrëdhënieve me jashtë në TV Polak Clayton Reklewski, Louis-Jean vlerësoi organizimin për pritjen e pjesëmarrësve të asamblesë në Shqipëri, duke e cilësuar vizitën e tyre “mbretërore”. “Jam shumë i impresionuar. I vlerësoj të gjitha përpjekjet e miqve tanë nga Shqipëria, sepse e di që të organizosh në një mënyrë aq mbretërore vizitën dhe qëndrimin tonë në Shqipëri, kërkon shumë përpjekje sa i përket logjistikës, përgatitjeve. Do më pëlqente të vija sërish këtu. Kam dëgjuar së këtu është mbushur me turistë polakë. Shpresoj që të kem shansin të vij sërish dhe të shijoj diellin, detin etj. Është një vend i mrekullueshëm”,-u shpreh Louis-Jean. Më tej edhe drejtori i Bashkimit të transmetuesve të Azisë dhe Paqësorit Javad Mottaghi vlerësoi bukurinë e vendit dhe mikpritjen e njerëzve. “Kjo është vizita ime e parë në Shqipëri.

Mund t’ju siguroj se do të vij sërish, sepse vendi juaj është kaq i bukur dhe moti është i mirë, natyra e bukur, uji dhe ushqimi i mirë dhe ajo çfarë ka më shumë rëndësi janë njerëzit. Keni njerëz mikpritës, të sjellshëm dhe ne jemi shumë të lumtur që i takojmë”,-tha Mottaghi. Gjithashtu, drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Kroat Marija Nemçiç vërejti ndryshimet që kanë ndodhur në vendin tonë vitet e fundit. “Jam shumë e befasuar nga përmirësimi që keni bërë brenda 5-6 viteve. Më pëlqejnë njerëzit në vendin tuaj. Në Shqipëri nga njëra anë ke mundësinë të shohësh vendin dhe ndërtimet, por, nga ana tjetër janë edhe njerëzit, të cilët janë aq miqësorë dhe mendoj se kjo është pjesa më e rëndësishme e vizitës sonë dhe e Shqipërisë”,-deklaroi Nemçiç. “Prestige Resort” po mirëpret me mijëra turistë nga brenda dhe jashtë vendit dhe e gjithë kjo falë pozitës së favorshme, kombinimit ideal të natyrës, shërbimit cilësor nga ana e stafit profesionist dhe komoditetit. Ky resort është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme e më të frekuentuara në Shqipëri e në rajon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.