AKTUALITET

Reduktimi i riskut ndaj fatkeqësive, 7 vende të rajonit kopjojnë modelin kroat

10:00 - 06.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

7 vende të rajonit do të kopjojnë nga modeli kroat për përballimin e fatkeqësive natyrore, përmbytje, rënie zjarri apo reshje të mëdha bore. Në një tryezë të rrumbullakët, në kuadër të projektit rajonal “Ngritja e rrjetit të veprimit për forcimin e aftësive ripërtëritëse Urbane nga Fatkeqësitë në Evropën Juglindore (SEE Urban)”, Haki Çako, Drejtor i Emergjencave Civile tha: ”Projekti aktual është në kohën e duhur, pasi nëpërmjet përvojës së Kroacisë apo edhe shteteve të tjera të rajonit, ai po jep kontributin e tij, ndër të tjera, edhe në implementimin e Sendait në nivelin lokal.




Është i domosdoshëm ndryshimi i përqasjes së bashkive dhe prefekturave në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, duke pasur parasysh përvojën dhe mësimet e nxjerra nga menaxhimi i përbashkët i katër fatkeqësive të dimrit të jashtëzakonshëm të këtij viti; tre përmbytjeve dhe situatës së krijuar nga dëbora e rëndë. Kjo bëhet edhe më emergjente sot kur jemi në prag të periudhës së zjarreve në pyje dhe duhet të mobilizohemi të gjithë për parandalimin dhe përballimin me sukses të tyre”. Vladimir Malkaj, Oficer i Programeve të qeverisjes vendore pranë UNDP, theksoi se: “dija dhe shkëmbimi i ideve dhe përvojave të mira, mirë-organizimi për parandalim dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë, ndërtimi i një sistemi bashkëpunimi horizontal midis qeverive vendore dhe shoqatave të tyre, por dhe me homologet e tyre në rajon, janë vlera dhe mundësi që duhen shfrytëzuar dhe që në rastin konkret promovohen nga projekti SEE Urban”. Më pas Drejtuesi Teknik i Projektit, nga zyra Rajonale e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – PNUD, Z. Krunoslav Katiç, prezantoi objektivat dhe arritjet e deritanishme të projektit për secilin nga vendet e rajonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.