BLUETOOTH

Martohet Era Istrefi, apo është në një lidhje me producentin e këngës së Botërorit? Tregon në rrjetet sociale unazën e shtrenjtë

12:00 - 07.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çdo ditë zbulojmë nga një surprizë nga këngëtarja e njohur Era Istrefi. Përveç faktit që i është përkushtuar muzikës në maksimum dhe po punon për projekte të reja, kohët e fundit nuk dimë asgjë për jetën sentimentale të këngëtares. Ajo është përfolur më parë për lidhjen e më pas ndarjen nga ish-menaxheri i saj, Faton Shoshi. Por në një fotografi që Era e ka postuar “Instagram”, asaj i ka komentuar producenti i këngës së Botërorit, Thomas Wesley Pentz, i njohur me emrin artistik Diplo. “I love you” (Të dua), i ka shkruar Diplo Erës në fotografi, ndërsa ajo s’ka hezituar që t’ia kthejë komentin, duke i shkruar “Ily too” (Edhe unë të dua). Mbetet të shihet nëse në mes tyre ka një lidhje dashurie, apo këto janë thjesht komente në mes kolegësh. Ndërkaq, së fundmi ajo papritur zbuloi se është martuar dhe na çuditi të gjithëve, me një unazë në gisht ajo ka treguar se është martuar me veten e saj.




“Zyrtarisht e martuar me veten time”, – shkruan këngëtarja mbi videon e postuar. Madje, në një tjetër postim ajo ka treguar edhe festimet e martesës me veten në një drekë të zakonshme. Mesa duket, Era ka hequr dorë nga lidhjet dashurore për momentin dhe i vetmi person me të cilin do të angazhohet është vetja e saj. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në këngën e cila është realizuar për Kampionatin Botëror të Futbollit. Kjo ishte një mënyrë për të larguar vëmendjen nga thashethemet lidhur me Diplo apo jo? Mbetet për t’u parë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.