EKONOMI

Shitja e tokës së marrë me ‘7501’-shin nuk do të tatohet

15:55 - 08.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Personat që shesin tokë bujqësore, të cilën e kanë përfituar me ligjin 7501 do të përjashtohen nga tatimi mbi fitimin. I vetmi kusht për të përfituar përjashtimin nga 15% e tatimit është fakti se kjo tokë duhet të mbetet bujqësore dhe jo të përdoret për truall. Po ashtu, taksa e tatim fitimit nuk do të paguhet as në momentin që bëhet kalimi i pasurisë brenda brezit të parë burrë, grua, fëmijë në momentin që toka është fituar me ligjin 7501. Diskutimi nen për nen i paketës fiskale solli një tjetër lehtësi për sektorin e agroturizmit, përveç prodhimeve të saj, të cilat do të kenë një TVSH të reduktuar 6%. Ferma që do të ketë edhe struktura akomoduese do të përfitojë Tatim mbi Vlerën e Shtuar po 6% edhe për mallrat që merr furnizim. Kërkesa për të ndryshuar këtë nen erdhi nga mazhoranca.




Tapia
Të gjitha familjet bujqësore që kanë marrë tokë në vitin 1991 me ligjin 7510 do të marrin tapitë. Personat që zotërojnë titujt e pronësisë dhe Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të fituara me ligjin për tokën bujqësore do të verifikohen nga komisionet vendore pranë njësive të qeverisjes vendore. Komisionet vendore do të verifikojnë nëse sipërfaqja e tokës, e dhënë në korrik të vitit 1991 është në përputhje me gjendjen familjare në atë moment dhe nëse dokumenti është lëshuar sipas rregullave dmth., nëse janë të rregullta firmat dhe vula. Më pas titujt e rregullt do të regjistrohen në hipotekë. Titujt e pronësisë ose aktet e përdorimit, të dhëna me ligjin 7501, sipas të cilit është ndarë toka bujqësore në korrik të vitit 1991 verifikohen nga komisionet vendore. Akti i marrjes së tokës në pronësi, ose akti marrjes së tokës në përdorim për rastet kur nuk është marrë tapia do të verifikohet, pasi mund të mungojnë firma ose vula në këto dokumente. Komisionet vendore do të shqyrtojnë rastet jo vetëm për vlefshmërinë ligjore të aktit, por edhe normën e sipërfaqes për frymë që ka përfituar familja bujqësore në momentin që është ndarë toka. Do të verifikohet nëse sipërfaqja e përfituar është konform ligjit 7501 dhe a është në përputhje me sipërfaqen e përfituar gjendja familjare në momentin e përfitimit të tokës bujqësore. Të gjitha familjet që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim duhet të bëjnë kërkesë pranë njësive të qeverisjes vendore për të marrë titullin e pronësisë, tapinë. Njësia e qeverisjes vendore bën verifikimin dhe më pas dosja kalon në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bëhet vetëm regjistrimi.

Regjistrimi
Regjistrimi i pronave në zonat rurale do të kryhet përmes portalit “e-Albania” dhe ka një kosto prej 30 mijë lekësh. Në të njëjtën portal mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë edhe personat që kanë marrë toke bujqësore me ligjin 7501, por duhet të dërgojnë nëntë dokumente. Shërbimi elektronik për regjistrimin e pronave në zonat rurale u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim fillestar të veçantë të pasurive të paluajtshme në zonat rurale përsa kohë zona nuk është përfshirë në këtë proces. Pas dërgimit të aplikimit drejt Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-Albania”, si dhe me shërbim postar, nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i përpunimit të kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në “e-Albania” dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit.

Verifikimi i tapive

Të gjithë titujt e pronësisë që janë përftuar në zbatim të ligjit për ndarjen e tokës bujqësore do të verifikohen jo vetëm për ligjshmërinë e lëshimit të tyre, por edhe me ballafaqimin e sipërfaqeve në terren me ato të regjistruara në dokumentet. Në ligjin 7501 është përcaktuar që toka bujqësore të ndahet për frymë për banorët që janë regjistruar në fshat në momentin e ndarjes së tokës, në korrik të vitit 1991. Të dhënat e sakta do të hidhen në regjistrin e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive. Në ZRRP do të regjistrohen edhe të gjitha vendimet e gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Në përfundim të këtij procesi të gjitha sipërfaqet që do të rezultojnë të lira, do të kalojnë në fondin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.


Shfaq Komentet (2)

Leave a Reply to Frok Martini Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po Ku e moret kete prone qe ja u jepni te tjereve, kur ajo ka zot dhe e trashiguar brez pas brezi.me token shtet beni si ta keni qejfin me pronat e trasheguara krijoni vellavrasje te tjera.ten prona e Juan beni cfar te doni ,te prona ime e blre me flori mos u lodhni kot se asnjihere nuk mund ta mare tjetri, bile as qe e pranon, t vetem ndonje budalla ,so puna juaj. Pale dashki ta llogarisni per fryme, po kush ja u dha kete tone, nena apo baballaret tuaj.mos lodheni, nuk keni per tja aritur kure, Jo te vidhni para me regjistrimet ,por te beni edhe 100 letra ,pronat nuk I tjetersoni dot are te shkundur. Mjaft tjetersiat reren dhe detin, boll I keni se do tja ujapim me vete ne varr.

    Përgjigju ↓
  2. Shpresojm te mos mbeten ne leter keto qe thoni,pasi eshte problem shqetesues,mosperputhja midis tokes se perfituar ne dokument me ligjin 7501,dhe asaj ne fakt ne terren,duke i rembyer token pronareve qe kane perfituar kullote apo pyll,dhe krijohen ne kete menyre konflikte qe zgjatin . Gjithashtu duhet te percaktohen dhe rruget hyrese dhe dalese,pasi ato i kane perfshire ne token e tyre perfituesit me ligjin 7501, dhe ste jep njeri zgjidhje po te drejtojne ne gjykate….Ju lutem merini ne konsiderate keto ankesa pasi kam 3 vjet qe po vi verdall dhe nuk po gjej zgjidhje,duke percaktuar rregulla dhe udhezime strikte per menjanimin e abuzimeve…

    Përgjigju ↓