Nostalgji

Nostalgji/ Luli i tregon sms-të Majlindës. Gjyshja shembullore, Liri Berisha

16:00 - 09.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Luli i tregon sms-të Majlindës. Gjyshja shembullore, Liri Berisha




Gjyshja shembullore, Liri Berisha
Ajo ka pesë nipër e mbesa dhe është padyshim një gjyshe e mrekullueshme. E ka marrë rolin e gjyshes edhe në Ditën Kombëtare të Jetimëve në fshatin Sos, ku ajo mban një fëmijë në prehër. Por më shumë se ky gjest ka qenë veprimtaria e organizuar me këtë rast nga Fondacioni i zonjës Liri Berisha, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Në fakt, zonja Berisha duhet vlerësuar për sipërmarrjet e saj të shumta në ndihmë të fëmijëve, të organizuara në vitet e fundit, çka e kanë bërë atë protagoniste në shumë çështje sociale.

Luli i tregon sms-të Majlindës
Mungesën e opozitës në Kuvend nuk e kanë ndjerë aspak deputetët e maxhorancës në seancën e fundit parlamentare të ditës së enjte. Përkundrazi, ata kanë qenë mjaft të qetë dhe në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Kjo duket sidomos në platenë ku qëndron Këshilli i Ministrave. Dhe ja, në këtë foto duken ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe ai i Brendshëm, Lulëzim Basha. Ky i fundit, aq konfident ndihet me kolegen e tij, saqë i tregon edhe mesazhet që i mbërrijnë në telefonin e vet.

Ky shkrim u botua më 22 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.