LIFE STYLE

Pse meshkujt preferojnë më shumë femrat e trukuara

21:59 - 09.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të jesh ujë e sapun në fytyrën tënde është një opsion që mund ta bëjnë të gjitha femrat lehtësisht, por shumë pak prej tyre ia dalin të jenë po aq tërheqëse dhe të bukura sa ç’janë të trukuara.




Ndaj fytyra e cilësuar natyrale, pa makijazh, nuk i tërheq meshkujt edhe pse e dinë se pas një fytyre të bukur fshihet një dozë e madhe truku.

Ky është rezultati i studimit të kryer nga një institut për kërkimet dermatologjike në Hamburg të Gjermanisë.

Studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim efektet e fytyrës së kuruar dhe asaj natyrale të 27 femrave nga 35 deri 50 vjeçe, fotot e të cilave iu dhanë 35 meshkujve dhe 35 femrave për të dhënë mendimin e tyre.

Fytyrat e femrave ishin fotografuar fillimisht pa makijazhdhe më pas pasi kishin pastruar fytyrën me një tonik dhe në fund me një fondatinë të lehtë.

Fytyrat e lyera kanë marrë më shumë vlerësime në krahasim me ato natyralet.

Ndërsa fytyrat e pastruara me tonik janë cilësuar më pak tërheqëse, madje edhe në krahasim me fytyrat natyrale.

Studimet e mëparshme kanë treguar efektet pozitive që kanë tek meshkujt i kuqi i buzëve dhe sytë e lyer, ndërsa studimi i fundit sugjeron edhe përdorimin e fondatinës.

“Shumë studime kanë treguar se produktet kozmetike influencojnë në perceptimin e tërheqjes, duke ndikuar edhe në sjelljen mes partnerëve. Përfitimet janë akoma më të mëdha te gratë në moshë, pasi me një truk të bukur përmirësojnë edhe vetëvlerësimin”, thonë studiuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.