VIP PAGES

Servet Pëllumbi ia lë stafetën djalit të tij në politikë

12:10 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Servet Pëllumbi është një nga figurat historike të Partisë Socialiste dhe që për shkak të mendimeve, por edhe formimit të tij është thirrur prej socialistëve si profesori.




Por tashmë ai është tërhequr nga politika aktive, ndonëse nuk lë pa ndjekur zhvillimet politike dhe aktivitetet e forumeve kryesore të forcës ku aderoi për shumë vite.

Por profesori i socialistëve nuk e ka lënë vendin bosh, teksa stafetën tashmë ia ka lënë djalit të tij, Arben Pëllumbi, i cili jo vetëm që është zgjedhur deputet, por prej pak kohësh mban edhe pozicionin e lartë të Sekretarit Organizativ të PS.

Ata kanë qenë bashkë në hapjen e fushatës elektorale të PS-së në Tiranë, ndërsa siç shihet edhe nga foto, profesori e ka kuptuar se tashmë është ai që duhet të mbështetet te djali dhe jo e kundërta.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.