AKTUALITET

Firmosi apo jo për prishjen e Teatrit? Flet Elia Zaharia

22:15 - 10.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej kohësh në media qarkullon lajmi se princesha Elia Zaharia është njëra ndër firmëtaret për shembjen e Teatrit Kombëtar.




Por sipas vetë aktores ajo nuk ka firmosuar asnjë letër dhe se e vetmja gjë që ka bërë ka qenë mbështetja e saj publike për një deklaratë të bërë nga Artan Imami, i cili më herët ka thënë se është pro ndërtimit të një Teatri të Ri kombëtar.

Kujtojmë se aktori Artan Imami madje ka thënë se nuk e zë gjumi nga gëzimi për faktin se do të ndërtohet një Teatër i ri.

“Elia Zaharia ka pohuar për Lapsi se firma e saj është fallcifikuar në letrën e 64 aktorëve që kërkonin shembej e godinës dhe ngritjea e një teatri të ri. Pas insistimit të gazetarit se nëse në vijim del një dokument ku duket firma e saj aktorja, është përgjigjur: “Po të gjendet e ka vënë dikush tjetër, unë nuk kam firmosur kurrë”.

Me përgjigjen në rrjetin social dhe atë për Lapsi.al ka një dallim në qëndrim.

Më poshtë postimi i Elia Zaharias:

Miq te nderuar. E shoh te udhes te sqaroj edhe njehere pozicionin tim lidhur me çeshtjen e teatrit kombetar, pasi konstatoj se emri im ne jo pak raste po keqperdoret.

Une kam shprehur mbeshtetjen time ndaj deklarates se kolegut tim Artan Imami ku kerkohej nje Teater Kombetar bashkekohor, ne te cilin te performohet ne kushte njerezore, duke theksuar qe territori i Teatrit Kombetar te mos cenohet ne asnje centimeter, por te mbetet teresisht ne funksion te tij!

Ne letren e hapur nuk permendet ne asnje paragraf shembja e teatrit. Arkitektura nuk vihet ne diskutim pasi eshte ceshtje qe i takon specialisteve.

E riktheksoj qe nuk kam vene asnje firme per shembjen e teatrit dhe askush nuk ka falcifikuar firmen time pasi nuk behej fjale per te firmosur fizikisht, por per te mbeshtetur nje deklarate, ku shprehej mendimi ne lidhje me kete ceshtje.

Me respekt

Elia


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.