Franca është finalistja e parë e Botërorit, “Rusi 2018”.
Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme, Franca arriti të mposhtë Belgjikën me rezultatin minimal 1-0.
Pjesa e parë e këtij takimi, përfundoi me rezultatin 0-0.
Goli për francezët ka ardhur në minutën e 51’ nga Umtiti, pas krosimit nga Griezman nga goditja e këndit.
Franca kalon në finale të një Botërori pas 12 vitesh, ku herën e fundit kishte humbur kundër Italisë, në vitin 2006.
Kujtojmë që Belgjika ka zhvilluar një Botëror mjaft të mirë, ku në çerekfinale, arriti të eliminojë Brazilin favorit, duke e mundur me rezultatin 2-1.
Finalistja e radhës do të përcaktohet nesër në mbrëmje, në përballjen Kroaci-Angli.
Shfaq Komentet (0)