Nostalgji

Nostalgji/ Agolli, në festën e abetares së nipit Emili. Rama ecën mbi qilimat e besimtarëve

16:00 - 10.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Agolli, në festën e abetares së nipit Emili. Rama ecën mbi qilimat




Agolli, në festën e abetares së nipit Emili

Këtë herë e kemi takuar në një ambient larg politikës dhe zhvillimeve të fundit në vend. Pikërisht në një shkollë. Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, së bashku me bashkëshorten e tij Sadijen kanë qenë në festën e abetares së nipit të tyre Emili, në shkollën “Faik Konica”. Çifti i njohur ka ndjekur në këtë rast koncertin e përgatitur nga fëmijët e klasës së parë, ku një prej nxënësve recitoi edhe një vjershë të Agollit, e më tej një buqetë me lule shkoi për shkrimtarin Dritëro.

Rama ecën mbi qilimat e besimtarëve

Nuk dimë të jetë ndonjë praktikant i fesë myslimane. Edhe pse i respekton festat zyrtare të besimeve në Shqipëri, kjo edhe për shkak të pozicionit të tij. Por ja që lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama është kapur nga paparaci ynë duke shkuar për në Bashki, pikërisht duke ecur mbi qilimat para xhamisë në orarin e lutjeve të besimtarëve. Duke qenë se trotuaret ishin të zëna nga qilimat, Rama nuk është menduar dy herë, por ka ecur pa e vrarë mendjen mbi to, duke çuditur edhe një besimtar atypari që ishte duke u lutur. E në fakt, ai e ka kuptuar Ramën dhe nxitimin e tij në këtë situatë jo të mirë të partisë së tij, e aq më tepër që në atë ditë në Tiranë zhvillohej ende greva.

Ky shkrim u botua më 22 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.