POLITIKË

Zv/Kryeministrja e pranon publikisht: “Peshqit e mëdhenj” nuk janë kapur

22:17 - 10.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv.Kryeministrsja e vendit Sedina Mesi ka pranuar publikisht dështimin e qeverisë Rama me fjalët e thjeshta “nuk janë kapur akoma”.




E ftuar në emisionin studio e hapur, Mesi është pyetur në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, njërën ndër shtyllat që ja shtyu datën e hapjes së negociatave Shqipërisë, dhe njërën ndër kritikat që edhe ambasadori Lu, e ka bërë hapur…. “Peshqit e Mëdhenj” notojnë të qetë në lumë pasi askush nuk po i kap.

Senida Mesi: Ambasadori Lu ka deklaruar se disa peshq janë kapur…

A janë kapur “peshqit e mëdhenj”?

Senida Mesi: Nuk janë kapur akoma

 A duhej që vettingu të fillonte nga politikanët dhe jo nga reforma në drejtësi, pasi kryesisht politikanët quhen si peshqit e mëdhenj?

Senida Mesi: Çdo politikan, anëtar i Kuvendit ka deklaruar legjitimitetin e aseteve. Gjithsecili nga anëtarët e Kuvendit ose dhe Këshilli i Ministrave. Unë jam e hapur para çdo kontrolli dhe verifikimi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.