AKTUALITET

Arta Marku del para deputetëve… Sa shumë pyetje pa përgjigje

15:25 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arta Marku nuk e pati të lehtë përballjen me deputetët e opozitës në Komisionin e ligjeve, ku prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme raportoi për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017.




Pas shifrave të publikuara, zonja Marku u pyet nga Edi Paloka nëse ka pasur deputetë apo ministra socialistë që Prokuroria e Krimeve të Rënda i përgjonte për korrupsion dhe krimin?

Po ashtu pjesë e pyetjeve ishte dhe emri i vëllait të ministrit, Fatmir Xhafaj…

Arta Marku: Sikur konstatohet edhe nga ju, pyetjet nuk kanë lidhje me raportin, unë jam për të prezantuar raportin, megjithatë disa përgjigje do ua jap. Sikur jeni në dijeni me reformën e re prokuroria ka pësuar ndryshime për organizimin, një i centralizuar është bërë i decentralizuar. Prokurori është titullari pa diskutimin i cështjes nuk ka tagër të ndërhyjë apo të japë urdhra. Prokurori mund të fillojë hetime kryesisht, ta ndjekë dhe zgjidhë dhe vetëm gjykata e kontrollon ligjshmërinë. Ndërhyrjet mi ndalon ligji. Unë nuk kam dijeni dhe informacion dhe detyrim ligjor ka kem një informacion të tillë.
Përsa i përket emërimeve dhe shkarkimeve, gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam zbatuar ligjin dhe kushtetutën dhe dispozitën tranzitore. Kam bërë caktime të përkohshme të prokurorëve, më lejon dispozita kalimtare, nuk kanë procedurë që duhet ndjekur, janë të përkohshme. Unë kam ndjekur disa kritere. Kam marrë informacione të karakterit sekret.

Kush nuk është dakord nga personat e lëvizur mund të ankohet në gjykatë, sikur ka ndodhur. Vendimet e mia janë certifikuar edhe nga KPK. Për sa i përket Agront Xhafajt, nuk kam tagër për të pasur informacion konkret. Asnjë prokuror nuk mund të vijë të japë informacione konkrete, me përjashtim të komisioneve hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.