POLITIKË

Deklarata e Hahn, mediat greke: Ristrukturim kufijsh me Shqipërinë

20:02 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa media greke e kanë konsideruar si të çuditshme qëndrimin përmes një deklarate të Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn.




Ka qenë gazeta “Kathimerini” e cila shkruan se duke folur në një konferencë në Londër, Komisioneri tha që po të arrihet marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, do të ketë dhe ristrukturim të kufijve.

Po ashtum edhe e përditdhmja Proto Thema e cilëson si “të pabesueshme”.

“Me pak fjalë, Komisioneri ka paralajmëruar që në rast se negociatat Kotzias-Tsipras me kryeministrin shqiptar Edi Rama finalizohen, do të ketë ndryshim kufijsh”, ka interpretuar Proto Thema.

“Është një deklaratë tepër serioze dhe pritet me interesim reagimi i qeverisë greke dhe i ministrisë së jashtme greke”, thuhet më tej.

Duke folur për nevojën e lidershipit në Ballkan, Komisioneri tha se shenja të këtij lidershipi u panë me arritjen e marrëveshjes Athinë-Shkup.

“Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.

Komisioneri foli në konferencën me temë “Përtej Berlinit. Çfarë presim dekadën e ardhshme për Ballkanin perëndimor”, organizuar nga Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, ose siç njihet gjerësisht, Catham House.

Ndërkohë, këtë situatë e ka sqaruar zëdhënësi i Komisionerit, i cili iu përgjigj interesit të “Kathimerini”.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar”, tha zëdhënësi.

“Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përpara ndonjë zgjerimi të ardhshëm, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve,” shtoi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.