BOTA

Departamenti amerikan i Shtetit: Shqyrtoni me kujdes diplomatët në ambasadat iraniane

23:48 - 11.07.18 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Departamenti amerikan i Shtetit ka mbajtur një konferencë të veçantë në lidhje me veprimtaritë terroriste të Iranit në Europë. Në këtë mbledhje, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha: “Një delegacion zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit nga byro të ndryshme ka ndenjur tre ditë në Arabinë Saudite për t’u konsultuar me ministrin e punëve të jashtme, ministrin e shtetit, ministrin e mbrojtjes, ministrin e energjisë, shefat e sigurisë së shtetit, dhe shefin e inteligjencës.




Dhe ne shkuam në Arabinë Saudite për të koordinuar presion më të fortë ndaj Iranit. Diskutuam mënyra të reja për ta lënë regjimin pa burime të ardhurash për të terrorizuar popullin dhe kombet e tjera. Diskutuam se si Irani i përdor ambasadat si mbulim për të organizuar sulme terroriste.

Shembulli më i fundit është komploti që parandaluan belgët, dhe kishim një diplomat iranian nga ambasada austriake si pjesë e komplotit për të bombarduar një mbledhje të udhëheqësve të opozitës iraniane në Paris. Dhe SHBA i nxit të gjitha kombet t’i shqyrtojnë me kujdes diplomatët në ambasadat iraniane për të garantuar sigurinë e vendeve të tyre. Nëse Irani mund të organizojë sulme me bombë në Paris, ai mund të organizojë sulme kudo në botë, dhe i nxisim të gjitha kombet të jenë vigjilentë për sa i përket përdorimit të ambasadave nga Irani si mbulim diplomatik për të organizuar sulme terroriste.”

Të hënën, më 2 korrik, Zyra e Prokurorit Federal Publik të Belgjikës shpalli se kishte urdhëruar arrestimin e një çifti iranian me shtetësi belge pasi ata donin të kryenin një sulm me bombë në Villepinte (Francë) në një konferencë që mbahej atje nga Muxhahedinët iranianë. Çifti e kishte marrë eksplozivin më herët atë ditë në Luksemburg nga Assodollah Assadi (47), një diplomat iranian i ambasadës në Vienë.

Sipas Muxhahedinëve iranianë, Asadollah Assadi ka zëvendësuar një individ me emrin Mostafa Roudaki i cili ka qenë shefi i stacionit të Ministrisë së Inteligjencës në ambasadën iraniane në Austri. “Roudaki u transferua në Teheran dhe u dërgua më pas në Shqipëri në 2017 si shefi i stacionit të Ministrisë së Inteligjencës atje për të komplotuar kundër Muxhahedinëve në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e MEK.

Gjithashtu pak ditë më parë, Deparatamenti Amerikan i Shtetit nxori një raport që listonte veprimtaritë terroriste të Iranit në Europë, që përfshinte dy iranianë marsin e kaluar në Tiranë. Raporti thoshte: “Veprimtaritë e Zgjedhura Operacionale të Sponsorizuara nga Irani në Europë, 1979-2018” i cili tregon se më 22 mars 2018 dy operativë iranianë janë arrestuar me akuzë terrorizmi në Tiranë nga autoritetet shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.