AKTUALITET

Edhe aeroporti i Kukësit me koncesion! Kastrati merr bonusin 8 %

18:38 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria i jep Kastratit dhe aeroportin e Kukësit. Në mbledhjen e qeverisë, drejtuar nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi është vendosur që rehabilitimi i këtij aeroporti t’i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a dhe “T.M.D Systems LTD”.




Sipas vendimit të arsyetuar nga qeveria, këto dy shoqëri kanë 8% të pikëve bonus “për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit”.

Vlen të kujtojmë që Kastrati ka marrë dhe Koncesionin e Rrugës së Kombit, e cila do kalohet me tarifë.  Në muajin qershor, Albcontrol ka përzgjedhur kompaninë fituese, që do të kryejë studimin e hapësirës fluturuese të Aeroportit të Kukësit, duke rritur mundësitë e funksionimit të kësaj vepre infrastrukturore.

Sipas formularit të fituesit, kompania “Consulting & Management Albania” sh.p.k. duhet të përmbyllë këtë proces brenda një periudhe 3-mujore nga data e nënshkrimit të kontratës, e cila do të ketë një vlerë prej 10.8 milion lekësh.

Aeroporti i Kukësit iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare në vitin 2006, por që prej asaj kohe nga ky aeroport nuk është realizuar asnjë fluturim. Deri 2 vite më parë, pengesa ishte marrëveshja koncesionare e aeroportit të Rinasit, që i siguronte këtij të fundit ekskluzivitetin e fluturimeve. Por, ajo tashmë është ndryshuar, duke hequr këtë pengesë për fluturime nga Kukësi. Po ashtu në muajin Prill, kryeministri Edi Rama do të deklaronte për ekzistencën e një investitori serioz për këtë aeroport.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.