AKTUALITET

“Intervista e Ditës”/ Kol Nikollaj paralajmëron greva masive: Qeveria ka kohë deri në shtator për statusin e minatorit

21:13 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vdekja e dy të rinjve që mblidhnin skrap pak ditë më parë në superfosfatin e Laçit, ka rikthyer edhe një herë panoramën tragjike të kushteve në të cilat punojnë me dhjetëra e qindra shqiptarë, jashtë çdo standarti dhe sigurie.




I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, Kryetari i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare Kol Nikollaj thekson se pavarësisht shqetësimit të ngritur ndër vite, situata mbetet e pandryshuar.

Sipas Nikollajt, jo pak herë qeverisë i është bërë e ditur situata në të cilat punojnë mjaft minatorë, në atë që ai i quan “galeritë e vdekjes”. Por sërish nuk janë marrë veprime konkrete nga qeveria për të parandaluar këtë realitet në vendin tonë.

Nikollaj nënvizon se kanë kërkuar nga autoritetet që kjo çështje të zgjidhet në rrugë institucionale dhe ligjore. Por shton se nëse kjo nuk ndodh të paktën deri në shtator, atëherë janë parashikuar që situata të përshkallëzohet ku nuk përjashtohen as grevat masive të minatorëve.

Për Kryetarin e Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, ligji për statusin e minatorit ndodhet ende në zyrat e Kuvendit, prej muajsh tashmë, por që ende nuk po i jepet zgjidhje nga qeveria.

Ndaj ai i bën thirrje zyrtarëve më të lartë që të merren parasysh kërkesat e vetë minatorëve, në të kundërt do të ketë protesta masive, deri në greva urie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.