Kryesore

Kroacia bën histori! Në finale përballë Francës

23:00 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Francë-Kroaci, është finalja e Botërorit “Rusi 2018”.




Kroacia ka arritur të sigurojë finalen në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Anglisë.

Kroacia arriti të fitojë në kohën shtesë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm, 2-1.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin anglezët me anë të Trippier në minutën e 5’.

Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë e takimit. Goli i barazimit për kroatët ka ardhur nga Perisic në minutën e 68’.

Goli historik dhe i fitores u shënua në kohën shtesë nga Mandzukic në minutën e 109’.

Kroacia do të luajë në finale kundër Francës të dielën më 15 korrik, ndërsa Anglia ka të shtunën do të luajë kundër Belgjikës për vendin e tretë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.