EKONOMI

Si t’i gjeni 31 kategoritë e punonjësve për efekt të deklarimit për kontributet

15:00 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tatimpaguesit, persona juridikë dhe fizikë janë të detyruar të deklarojnë në formë elektronike në administratën tatimore të punësuarit (përfshirë dhe punonjësit e papaguar të familjes së personit fizik me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht), të cilët fillojnë punë për herë të parë apo të punësuar rishtazi pranë tij, sqarojnë ‘Tatimet’ në një material informues. Ky deklarim me të dhënat e kërkuara për secilin punonjës bëhet të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës së të punësuarve të rinj apo rishtazi.




Personat juridikë dhe fizikë janë të detyruar të deklarojnë në formë elektronike në organet tatimore të larguarit nga puna, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit. Nëse ato nuk deklarojnë largimin brenda këtij afati, detyrimet e tyre për kontributet e sigurimeve llogariten për të gjitha periudhat tatimore deri në datën e deklarimit në organet tatimore të punonjësve të larguar nga puna. Në të dyja rastet deklarimi bëhet vetëm në formë elektronike dhe ai përmban të dhënat e deklaratës “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, si dhe e të larguarve nga puna” sipas rubrikave të formularit që gjendet në “e-Filing”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.