EKONOMI

Skema e TVSH-së, Vjero: Respektoni afatet për deklarimin, ose penalitete

18:00 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar sot gjatë një konference për shtyp hapat që do të ndjekë biznesi i vogël që ka hyrë në TVSH për deklarimet. Drejtorja, Vasili Vjero tha se sot përfundon afati i fundit, ku të gjithë tatimpaguesit do të dorëzojnë librat e shitjes dhe të blerjes. Ndërsa për sa i përket deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, afati i fundit është data 14 korrik, por duke qenë se është fundjavë, shtyhet për të hënën, datë 16 korrik. “Deri në këto momente janë 11,700 tatimpagues, të cilët duhet të plotësojnë deklaratën e TVSH. Nga 11,700 janë rreth 60% e tyre të plotësuara nga të gjithë tatimpaguesit me fashën 2-5 mln lekë. Afati i fundit është data 14, pra ka ende kohë për tatimpaguesit dhe mund të përmbushin këtë deklarim. Shohim një rritje të tatimpaguesve, ne iu bëjmë thirrje të shfrytëzojnë ditët e mbetura dhe infrastrukturën që është vendosur në dispozicion. Kemi bërë 3000 vizita në terren në funksion të informimit”, – tha Vjero




Sistemi i ri
Sistemi i ri i Taksës së Vlerës së Shtuar duket se nuk është mirëpritur prej bizneseve të vogla. Frika për t’u përfshirë në të reflektohet te niveli i ulët i dorëzimit të deklaratave tremujore. Në një kohë që kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e deklaratave të thjeshtuara, vetëm 60% e subjekteve e kanë plotësuar këtë kërkesë. Drejtorja e Tatimeve, Vasilika Vjero deklaron se nëse bizneset nuk do të respektojnë ligjin, ndaj tyre do të vendosen edhe penalitete. “Më rezulton që janë 988 biznese që kanë kaluar pasiv, biznes i vogël në 2018, ndërkohë që në 2017 kanë qenë 827, pra kemi një diferencë të vogël që nuk përbën shqetësim”, – tha Vjero. Që prej 1 prillit kanë hyrë automatikisht në skemën e TVSH-së mbi 11 mijë subjekte, skemë kjo që është kundërshtuar prej grupeve të interesit me arsyetimin se rriten kostot dhe i çon drejt falimentit.

Sipas të dhënave zyrtare të ‘Tatimeve’, nga 1 prilli kanë hyrë automatikisht në skemën e TVSH-së 11,700 subjekte, të cilat janë identifikuar nga transmetimet ditore të qarkullimit të realizuar me pajisje fiskale gjatë vitit të kaluar; si dhe nga të dhënat e vetëdeklaruara në deklaratën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të vitit 2017. Ndërsa rreth 60 mijë të tjera janë jashtë skemës së TVSH-së.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.