BOTA

Tensione në Samitin e NATO-s, Trump akuzon Gjermaninë: Rob i Rusisë

11:33 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Gjermaninë se ishte një “rob”, pasi liderët perëndimorë u mblodhën në Bruksel për një samit të NATO-s ku Trump dëshiron që evropianët të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.




Trump i tha sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Gjermania kishte bërë gabim që kishte mbështetur një tubacion të ri prej 11 miliard dollarësh në Detit Baltik për të importuar gazin rus. Teksa ishte treguar e ngadaltë në përmbushjen e objektivave për të kontribuar në shpenzimet e NATO-s, të cilat që synonin të mbronin Europën nga Rusia.

“Ne supozohet se duhet të ruhemi nga Rusia, kurse Gjermanisë del dhe i paguan miliarda e miliarda dollarë në vit Rusisë”, tha Trump në praninë e gazetarëve në një takim para samitit, në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Belgjikë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, reagoi menjëherë pas akuzave të Trump: “Ne kemi shumë çështje me Rusinë pa asnjë dyshim”, u tha ajo gazetarëve në gjuhën angleze.

“Nga ana tjetër, ju duhet të mbani vijën e komunikimit midis vendeve, aleancave dhe kundërshtarëve pa ndonjë kundërshtim”.

Tensionet kanë përfshirë vendet në Samitin e NATO-së, që tashmë po konkurrojnë me kërkesat e Trump për më shumë kontribute për të lehtësuar barrën e taksapaguesve të SHBA-së dhe një qëndrimin e tij nacionalist për mosmarrëveshje tregtare.

Të gjitha këto, kërcënojnë rritjen ekonomike në Evropë si edhe nxisin shqetësimet midis aleatëve për rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes, që ka rezistuar që nga Lufta e Dytë Botërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.