Kronikë

613 kg kokainë në Durrës, sekuestrohen dy llogari bankare

20:49 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vijim të hetimeve në lidhje me grupin kriminal të 6013 kg kokainë në Durrës, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.




Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë dhe për zbulimin e personave të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në trafikimin e sasi së madhe të kokainës të kapur vetëm pak muaj më parë ne Portin e Durrësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.