AKTUALITET

80 milionë euro € pasuri e pajustifikuar nga zyrtarët… Ganaj: Rrezikojmë të mbetemi pa Gjykatë Apeli

16:00 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

80 milionë euro. Kjo është vlera e pasurisë së pajustifikuar nga zyrtarët, sipas raportit vjetor të ILDKPI.  Drejtuesi i këtij institucioni, Shkëlqim Ganaj është shprehur në Komisionin e Ligjeve se janë gjobitur mbi 300 zyrtarë për mos deklarim të pasurisë apo për mos justifikim të saj. Problematikat më të mëdha me deklarimin e pasurive vijnë nga Gjykata e Apelit.




“Inspektorati i Lartë për vitin 2017 ka administruar rreth 17 mijë deklarata. Të gjitha u janë nënshtruar kontrollit aritmetik dhe logjik brenda afatit në mënyrë të plotë. Është përfunduar kontrolli i plotë sipas planit vjetor. 300 zyrtarë janë gjetur në shkelje të ligjit. Janë referuar në organin e prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave rreth 32 zyrtarë, ku 50% e tyre të kenë problem qoftë me fshehje të pasurive, qoftë për deklarime të rreme, qoftë për raste të konfliktit të interesit”, raportoi Ganaj.

Shqipëria nuk ka më Gjykatë Kushtetuese funksionale prej disa muajsh. Për shkak të Vetting-ut nuk funksionon as Gjykata e Lartë. Por sipas Ganaj tani rrezikon edhe Apeli.

“Pjesa e gjyqtarëve të Apelit është ajo që ka përqindjen më të lartë të problematikes. Unë mendoj që vitin tjetër ne do të jemi edhe pa gjykata Apeli me këtë trend që të paktën duket në të dhënat e para”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.