SPORT

Europa League, Laçi mposhtet nga Anorthosis

22:37 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Laçi nuk ia doli të ruante dot avantazhin duke u mposhtur në turin e parë eliminator të Europa League, ndaj qipriotëve të Anorthosis.




Ekipi i Prengës, u mund me përmbysje rezultati në qytetin e Larnakës.

Ishte Hoxhallari ai që gjeti golin e avantazhit, pas një goditje këndi të Lushkjas, dhe përfitoi në zonë ku i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por më pas, me fillimin e të dytës, erdhi dhe përmbysja.

Gjithçka ndodhi në harkun e 7 minutave, ku në fillim ishte Pranjiç, ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut në sezonet 2009-2012 që barazoi me penallti, ndërsa në të 59-tën, Sise shënoi golin e dytë dhe të fitores për Anorthosis.

Gjithsesi, një rezultat premtues për Laçin, të cilit i duhet një fitore minimale 1-0 në sfidën e kthimit në shtëpi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.