Rusi 2018

Francë-Kroaci, ja kush është arbitri që do gjykojë ndeshjen

22:16 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca dhe Kroacia do të luajnë në datën 15 korrik për të diskutuar edhe fituesin e Botërorit që po zhvillohet në Rusi.




Një çështje e zgjidhur tashmë është edhe ajo e arbitrimit, që ka një rëndësi të madhe për mbarëvajtjen e një ndeshje korrekte, që polemikat të jenë sa më të pakta.

Njeriu i cili do të gjykojë takimin Francë-Kroaci, është ai që ka gjykuar edhe sfidën hapëse të këtij Botërorit, Nestor Pitana.

Arbitri argjentinas ka gjykuar 4 ndeshje deri tashmë në Rusi, Rusi-Arabi Saudite, Meksikë-Suedi, Kroaci-Danimarkë dhe Uruguai-Francë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.