Sociale

Lirohen hapësirat publike në plazhe

12:55 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shteti e zë lepurin me qerre…” E në fakt nëse autoritetet duan të vendosin rregull, kjo arrihet fare lehtë. I tillë është dhe aksioni i policisë së shtetit dhe forcave RENEA që nisi mbrëmjen e së mërkurës për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga subjekte private në plazhin e Velipojës.




Inspektorët dhe policia larguar dhjetëra shezlonë që ishin vendosur nga privatët në hapësirat ku pushuesit mund të shkojnë edhe me çadrat e tyre, pa qenë të detyruar t’i paguajnë subjekteve private. Aksioni u urdhërua nga Bashkia Shkodër.

Prania e 120 forcave policore dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë ishte kërkuar nga bashkia për të shmangur ndonjë incident me pronarët.

Por përveç ndonjë debati të izoluar mes pronareve dhe inspektorëve të bashkisë, aksioni vijoi pa probleme deri në orët e para të mëngjesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.