Kryesore

Nard Ndoka kërkon takim të dytë Rama-Basha… Për këtë arsye!

19:03 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asnjë reflektim nga gabimet e se shkuarës nuk ka bërë kryeministri Edi Rama mbi marrëveshjen e detit me Greqinë.




I këtij mendimi është deputeti Nard Ndoka, i cili nga studio e emisionit “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanco, kërkoi një takim Rama-Basha për këtë temë kaq të nxehtë.

“Ai ka anashkaluar dhe presidentin e Republikës, që ia kërkon dhe ligji. Nuk futi opozitën në këtë proces. Ishte shumë e rëndësishme, që ashtu siç u takua për pazaret e tij, përpara zgjedhjeve mund të takohet sërish me liderin e opozitës, zotin Basha”.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve “AMNA” është shprehur se Shqipëria dhe Greqia do të arrijnë një marrëveshje për një dokument të ri strategjik bashkëpunimi.

“Problemet janë të vështira mes dy vendeve, por zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme. Gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm t’i zgjidhim këto probleme, por t’i çojmë ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partneriteti. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit”, tha Rama.

Politika Online/ Nard Ndoka: Rama per “lajm” vesh atlete dhe del nudo ne…

Sherri Majko-Rama, Nard Ndoka: Ministri iku si një qen i tredhur me bisht ndër shalë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.