Nostalgji

Nostalgji/ Darka e Ermira Babaliut dedikuar shoqeve. Getit i bien pantallonat

16:00 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Darka e Ermira Babaliut dedikuar shoqeve. Getit i bien pantallonat




Getit i bien pantallonat

Dihet tashmë që moda e fundit e reperave anon nga veshjet me përmasa të gjëra për t’u ndjerë sa më komod dhe trendy në skenë. Po kështu rripi i pantallonave lirohet deri në pikën që ato bien tek vithet, por në fakt shohim se te Geti po bien pak si shumë poshte…aq sa vajzat e cmendura pas tij nuk ia ndajë sytë. Kjo është mënyra që Getoari ka zgjedhur për performancën e tij në një natë të gjatë me muzikë nga ‘Tingulli 3’nt’, ndërsa vajzat nuk e kanë lënë rehat duke dashur secila të ngjitet në skenë apo të bëjë foto bashkë me të. Mbrëmja ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, dhe në fund, djemtë janë akomoduar në një nga baret pranë duke shijuar një tjetër sukses të marrë në skenë.

Darka e Ermira Babaliut dedikuar shoqeve

Kënaqësia e saj parësore dhe unike është sigurisht të këndojë dhe të kënaqë publikun kudo që shkon. Këtë e bën qoftë kur ishte në Shqipëri, qoftë tashmë në Amerikë. Por ja që Ermirës i zbulohet një tjetër hobi të cilin e bën me mjaft kënaqësi, duke argëtuar kështu shoqet dhe të afërmit e saj. Këngëtarja ka shumë përzemër të përgatisë kokteile për miqtë dhe të rregullojë bukur tavolinat ku vendosen të gjitha ushqimet e shijshme. Ja tek e shohim në këtë foto në një festë të përgatitur nga vetë ajo dhe ku në fund, edhe pse pak e lodhur, Ermira ka shijuar atë që kishte përgatitur me duart e saj. Dhe rezultati ka qenë i shkëlqyer…

Ky shkrim u botua më 22 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.