Kronikë

Përdhunuan dhe vranë vajzën nga Ekuadori, pas 19 vitesh në arrati arrestohet vlonjati

14:10 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plot 19 vjet i zgjati arratia, por tani duhet ta paguajë për krimin që ka bërë. Ishin italianët ata që pikasën 42-vjeçarin Ylli (Fatmir) Vangjelaj, i cili më pas u vu në pranga të policisë në operacionin e koduar “Fundi i arratisë”.




Ai është dënuar me 23 vjet burg, për vrasjen e një vajze nga Ekuadori në Itali (dyshohej prostitutë). Krimi ka ndodhur në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal.

Në foto: Erjon Sejdiraj dhe Betty Yadira Ponce Ramirez

Erjon Sejdiraj, Robert Ziu dhe Ylli (Fatmir) Vangjelaj pasi e kanë grabitur, kanë përdhunuar e më pas vrarë ekuadorianen Betty Yadira Ponce Ramirez. Më pas ajo u varros nga shqiptarët në lumin Po.

Policia thotë se prej 10 vitesh ai përdorte gjeneralitete të rreme. Gjatë arrestimit iu sekuestruan:

– një automjet i markës “Wolksvagen Passat”.
– një leje drejtimi e cila dyshohet e fallsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar
– dy telefona celular


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.