EKONOMI

Taksat e transportit mbledhin më shumë të ardhura

13:20 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga taksat mjedisore u rritën me 8.64% gjatë vitit 2016, duke kapur vlerën e gati 48 miliardë lekëve. Tashmë pesha e taksave që lidhen me energjinë, transportin dhe ndotjen është ngjitur në 3.24% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me 3.07% në vitin 2015, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Rritja është shoqëruar në të ardhurat nga të gjitha llojet e taksave mjedisore, ku dominojnë taksat e energjisë dhe të transportit. Taksat e energjisë, të cilat përfshijnë ato të karburantit të makinave, ato mbi prodhimet e energjisë në vend dhe format e tjera të energjisë, arritën në 24.5 miliardë lekë, nga 22.9 miliardë lekë një vit më parë.




Megjithatë, peshën më të shtuar raporton SCAN e kanë taksat e transportit, të cilat i referohen taksave të lidhura me pronësinë dhe përdorimin e automjeteve, por edhe mjeteve të tjera të transportit. Nga ky grup u arkëtuan rreth 21.3 miliardë lekë, krahasuar me vetëm 19.2 miliardë lekë një vit më parë. Ndër të gjitha llojet e taksave mjedisore, ato të transportit kanë parë edhe rritjen më të madhe gjatë pesë viteve të fundit, duke u dyfishuar që prej vitit 2012.Në rritje të lehtë janë edhe të ardhurat nga taksat e ndotjes mbi emetimet në ajër (jo CO2) dhe shkarkimet në ujë, menaxhimet e mbetjeve dhe zhurmës. Ato arkëtuan 1.88 miliardë lekë, një vlerë më e ulët krahasuar me vitin 2014, megjithatë e ngjashme për të gjitha vitet. Ndërkohë, nga taksat e burimeve natyrore (shfrytëzimi i ujit, pyjeve, kafshëve të egra, etj.) u arkëtuan vetëm 16 milionë lekë, në ulje me 3 mln krahasuar me një vit më parë. Në total, të ardhurat nga taksat mjedisore shërbejnë për të kontrolluar ndotjen dhe menaxhuar burimet natyrore. Ato ndikojnë në sjelljen e bizneseve, prodhuesve dhe konsumatorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.