SHËNDET

Ylli Merja: E bardha e vezës dhe glikoja e arrës, zgjidhje për të kuruar gastritin

16:40 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stomaku është segmenti më i gjerë i tubit tretës, që është i vendosur mes ezofagut dhe zorrës së hollë dhe ka si funksion përpunimin kimik e mekanik të produkteve ushqimore nëpërmjet enzimave. Ndër sëmundjet e ndryshme që prekin stomakun është edhe Gastriti, Ulcera dhe prekja nga Helikobacter pylori. Në stomakun e çdo individi ndodhet acid klorhidrik, helicobacter pylori dhe enzima, të cilat sekretohen nga vetë stomaku, pankreasi, gjëndrat e pështymës në gojë, etj. Shumë individë që kam konsultuar në lidhje me problemet e stomakut, pasi kanë parë analizat që kanë helicobater pylori mendojnë se është një bakter që nuk e kanë njerëzit e shëndetshëm. Ky bakter ndodhet tek të gjithë njerëzit, por për shkak të faktorëve të ndryshëm mund të çrregullohet niveli i tyre në stomak dhe të krijojë shqetësime.




Gastriti ndodh kur prishet balanca midis acidit klorhidrik në stomak dhe mureve të stomakut. Kjo shoqërohet me dhimbje, djegie, urth, të vjella, ulje oreksi, marrje mendsh.
Ulcera është gërryerje e mukozës mbrojtëse të stomakut, plagë të hapura në stomak, të cilat shkaktojnë dhimbje të forta, të vjella me gjak ose jashtëqitje me gjak. Ulcera shoqërohet me humbje gjaku, anemi, humbje oreksi, humbje peshe, zverdhje në fytyrë etj. Trajtimi i këtyre sëmundjeve të stomakut konsiston në frenimin e pompës protonike, rigjenerimin e mukozës gastrike dhe në ndryshimin e stilit të jetesës.

Si shkaktohet gastriti dhe ulcera
Kur rritet helicobatker pylori ose kur ulet shume pH i stomakut shkaktohet gastriti. Pastaj nëse nuk kurohet në kohe nga gastriti shkaktohet edhe ulcera. Këto sëmundje shkaktohen kur nuk konsumoni vaktet siç duhet. Shumë individë nuk konsumojnë fare mëngjesin, vaktin më të rëndësishëm të ditës, por pinë direkt kafe.

Kafja është shumë e dëmshme sidomos në stomakun bosh, pasi e rrit menjëherë aciditetin e stomakut. Gjithashtu, llumi i kafes shkon në fund të stomakut dhe qëndron aty gjatë gjithë kohës, dhe e gërryen mukozën e stomakut.

Një shkaktar tjetër është qëndrimi pa ngrenë për kohë shume të zgjatur, p.sh. ngrënia e mëngjesit në 8, dhe pastaj dreka në orën 4-5 mbasdite. Gjithë këtë kohë stomaku fillon të hajë vetveten. Mënyra me e shëndetshme është të konsumohen 3 vakte kryesore dhe 2 herë të tjera diçka e vogël midis.
Abuzimi me alkoolin dhe me pijet e gazuara shkakton çrregullime në stomak. Për të mos e dëmtuar stomakun mund të konsumoni alkool me masë të caktuar pasi keni ngrenë ushqim. Nuk është mirë që alkooli të bjerë direkt në stomak bosh, pasi e gërryen tepër mukozën e stomakut.

Çfarë duhet të konsumojmë kur vuajmë nga këto sëmundje?
Duhet të hahen vakte të shpeshta çdo 3-4 orë edhe nga pak, pasi nuk duhet mbingarkuar stomaku të punojë shumë gjatë, dhe të tretë shumë ushqim. Nuk duhet të konsumohet ushqim pas orës 19.00. Duhen konsumuar ushqime shumë të lehta, pa yndyrë shumë, pa mish të kuq, ushqime të ziera. Këshillohen shumë perimet e ziera, ushqimet jeshile, çdo gjë e zier. Nuk duhen konsumuar ushqime të gjalla sidomos nga njerëzit që vuajnë nga ulcera, pasi stomaku duhet lëne i qetë të rigjenerojë vetveten. Mund të përdoren supa me mish pule ose peshku, do të ishte mirë të përdoren si pure, jo të pabluara. Pureja me patate është shumë e shëndetshme.

Si mund ta kurojmë stomakun me bimë medicinale?
Gastriti dhe ulcera janë sëmundje që mund të kalohen lehtësisht për dy arsye. E para, sepse janë sëmundje që kapen në kohë, sepse krijojnë shqetësime që dallohen menjëherë, dhe së dyti, sepse shkaktohen nga vetë individi, dhe nëse i mënjanojmë në kohë “gabimet” tona mund t’i shërojmë 100% të dyja këto sëmundje.

Bimët medicinale kanë dhënë efekt në trajtimin e këtyre dy sëmundjeve të stomakut. Si fillim duhet përdorur një çaj 3 herë në ditë i përbërë nga: një pako çaj për stomakun + 3 fije lule basani + 1 dorë mëllagë e zezë. Ziejnë të gjitha në 2.5 litra ujë për 2 min, kullohet çaji pasi ftohet, dhe ruhet në frigorifer.
Në mëngjes esëll pihet një e bardhë veze me qumësht.Gjate ditës do të konsumoni 2-3 kokrra arrë (nga glikoja e arrës), kjo gliko është përgatitur posaçërisht për problemet e stomakut, ka pak sheqer dhe është pak e zier. Gjithashtu, në mëngjes esëll konsumohet një mëngjes i shëndetshëm me një gote kos, 3 lugë tërshërë, 1 lugë gliko arre, 1 lugë susam i bluar dhe 1 lugë vaj liri. Lihet 5 min të zbutet dhe konsumohet. Pas kësaj pihet çaji. Kjo kure përsëritet për 45 ditë, por edhe me gjatë në rastin e ulcerës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.