EKONOMI

Biznesit të vogël nuk i miratohet kredia

11:45 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse në Shqipëri, 99% e bizneseve janë ndërmarrje të vogla e të mesme, pjesa më e madhe e tyre e kanë të pamundur që të marrin kredi. Një vrojtim i bërë nga Banka Botërore zbulon se Shqipëria është një nga vendet me përqindjen më të ulët në rajon sa i përket aksesit të biznesit të vogël për të marrë kredi. 66% e sipërmarrësve që kanë kërkuar hua në bankë janë refuzuar dhe vetëm 20% e bizneseve të mesme e të vogla kanë një kredi formale.




“Vetëm 17 përqind e bizneseve të vogla shqiptare besojnë se nuk ka pengesa për marrjen e një kredie, një numër dukshëm më i ulët se në ekonomitë e tjera të ngjashme”, thotë raporti. Raporti hedh një pjesë të përgjegjësisë edhe në politikat e ndjekura nga qeveria, të cilat duhet të ishin të një linje e jo si rasti i aksionit antiinformalitet, e më pas falje taksash. “Qeveria duhet të vazhdojë të zbatojë masa të balancuara me kujdes, që sigurojnë kontrollet dhe stimujt e duhur duke minimizuar rrezikun moral të krijuar nga falja e taksapaguesve”-thuhet në raport.

Në Sondazhin e Ndërmarrjeve të Bankës Botërore rezulton se biznesi i vogël është i detyruar të lerë një kolateral deri në 3 herë më të lartë se shuma që merr kredi. Por edhe pse shteti e BERZH kanë akorduar një shumë prej 300 milionë euro për të garantuar kreditë në sektorin bujqësor, kjo degë e ekonomisë vijon të mbetet me financimin më të ulët. “Shumica e ndërmarrjeve bujqësore që kanë aplikuar për një kredi në vitin 2017 i është refuzuar”,- përfundon raporti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.