Rusi 2018

Finalja e Kupës së Botës, ja kush do të jetë gjyqtar

15:34 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë, sfidë që do të luhet në orën 17:00, në “Luzhniki” të Moskës, do të gjykohet nga argjentinasi Nestor Pitana.




Bilbili amerikano-jugor do të ndihmohet në menaxhimin e ndeshjes më të rëndësishme të “Rusi 2018” nga asistentët argjentinas Hernan Maidana dhe Huan P. Lates. Ndërsa holandezi Bjorn Kaipers do të jetë arbitër i katërt. Finalja e vogël, ajo për vendin e tretë, në program ditën e shtunë mes Belgjikës dhe Anglisë në Shën Pjetërburg (ora 16:00), do të gjykohet nga iraniani Alizera Faghani.

Kjo do të jetë ndeshja e pestë që 43-vjeçari Pitana do të drejtojë këtë Botëror. Ai ishte edhe gjyqtari i ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, Rusisë-Arabi Saudite 5-0, Suedi-Meksikë 3-0. Çuditërisht, ai ka gjykuar si Francën, ashtu edhe Kroacinë në Rusi. Pitana ishte kryesor i ndeshjes që ballkanasit fituan me penallti ndaj Danimarkës në 1/8-at në Nizhni Novgorod dhe çerekfinalen e fituar 2-0 nga Franca kundër Uruguait, po në të njëjtin qytet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.