BLUETOOTH

Nesër finalja, Erida Bajrakutaj: Ja kush e fiton Botërorin. Do doja të luaja me Gjermaninë për të…

12:30 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Rrëfehet futbollistja: Ju tregoj lojtarin tim të preferuar – “Do të luaja me Gjermaninë për të takuar Manuel Neuer”.  Vetëm një ditë na ndan nga finalja e kupës së botës. Shumë prej nesh e kanë ndjekur me shumë kërshëri dhe kuriozitet lojën e bërë nga skuadrat e vendeve të ndryshme të botës duke bërë tifo për skuadrën e zemrës. Të dielën do të mbyllet sipari i kësaj loje botërore duke shpallur vetëm një fitues, por kush do të jetë ai? Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” ne kemi zgjedhur një nga vajzat më të lakuara dhe të vlerësuara të futbollit shqiptar, Erida Bajrakutaj, e cila ka folur për përshtypjet e saj lidhur me këtë botëror. Emocione, zhgënjime, por, gjithashtu, edhe shpresa për një fitore të merituar janë pjesë e kësaj interviste me futbollisten bukuroshe. Por kush do ta fitojë kupën e botës sipas Eridës? Për më tepër në intervistën e mëposhtme:




Jeni një nga vajzat më të talentuara dhe të vlerësuara të futbollit dhe me siguri e ke ndjekur me sy kritik botërorin. Me cilën nga skuadrat bënit tifo? Pse?

Unë bëj tifo me Gjermaninë. Jam tifoze gjermane, por nuk më kënaqi fare këtë vit loja e tyre. Ishte shumë skandal! Arsyeja pse jam shkodrane- gjermane (qesh) është, sepse babi është tifoz gjerman dhe unë që e vogël kam qenë me Gjermaninë.

Tashmë i erdhi fundi botërorit e të dielën është finalja e madhe. Kush mendoni se do ta fitojë kupën dhe pse?

Franca ka një ekip shumë të mirë. Lojtarë të rinj, të talenturar e me shumë eksperiencë, por dhe Kroacia duhet të vlerësohet për karakterin e saj të lojës. Aty luajnë të gjithë bashkë, të gjithë që të fitojnë. Unë kam shumë dëshirë që të fitojë Kroacia.

Cila ishte për Eridën ndeshja më e bukur e botërorit?

Më pëlqeu ndeshja Gjermani-Suedi. Kur Gjermania shënoi golin në sekondën e fundit, jam gëzuar jashtë mase.

Kush e meriton sipas jush “Topin e Artë”?

Në qoftë se fiton kupën e botës, mendoj se Modric.

Po lojtari juaj i preferuar, cili është?

Lojtari im i preferuar është Manuel Neuer. Është portieri më i mirë në botë për mendimin tim, sepse ai e ndihmon shumë edhe skuadrën e tij

Me cilën skuadër do të donit të luanit në botëror?

Me Gjermaninë, sepse dua të takoj Manuel Neuer. (qesh)

Pas botërorit kalojmë tek relaksi. Jeni me pushime dhe duke shijuar detin dhe diellin e kësaj vere të nxehtë. Cili është vendi i preferuar i Eridës për këtë verë?

Se di, s’kam ndonjë vend të preferuar, sepse po shëtis çdo vend pak nga pak.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.