LIFE STYLE

Pse ndiheni të vetmuar?!

17:24 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpeshherë jeta moderne fajësohet se është një nga shkaktarët kryesorë të vetmisë pasi çdo ditë e më shumë njerëzit zgjedhin të jetojnë vetëm dhe të takohen rrallë me familjarë dhe miq.




Megjithatë një studim i fundit hedh shumë dritë mbi vetminë duke shpjeguar se janë pikërisht gjenet fajtorë të një fenomeni të tillë.

Pra gjenet mund të jenë faktorët kryesorë që i bën njerëzit të vuajnë nga izolimi social.

Studiuesit e Universitetit Kembrixh morën në studim 450.000 njerëz dhe zbuluan 15 variacione gjenetike që mund të shkaktojnë ndjenjën e vetmisë.

Kjo do të thotë se rreth 5% e vetmisë është e trashëguar nga paraardhësit tanë.

Njerëzit neurotikë janë më të predispozuar të ndihen të izoluar.

Doktor John Perry i cili udhëhoqi dhe studimin u shpreh se ne vazhdimisht mendojmë se vetmia shkaktohet nga rrethanat sociale , por kërkimi i fundit thekson se gjenet po ashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Po ashtu studimi zbuloi se disa variacione gjenetike përcaktojnë edhe sesi njerëzit të shpenzojnë kohën e tyre.

Janë gjashtë variacione që i shtyjnë njerëzit të shijojnë palestrën, klubet sportive dhe vetëm një variacion lidhet me marrjen e risqeve.

Ndërsa 13 variacione të tjera gjenetike parashikojnë nëse njerëzit shkojnë në pub të paktën një herë në javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.