AKTUALITET

VIDEO/ U gjet i vrarë dhe i groposur, policia zbardh ekzekutimin e laçianit

21:40 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia thotë se ka zbardhur vrasjen e Keisi (Elion) Hysës, personit që u gjet sot i groposur, dhe me një plumb në kokë.




Si rezultat i veprimeve hetimore të specializuara dhe të mirëorganizuara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, dhe u ndalua Hysni Ramaj, 31 vjeç, banues në Nikël, Krujë, sqaron policia.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit A. T.

Dy shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më datë 05.07.2018,  për motive të dobëta, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K.H., person në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar provat shkencore si më poshtë:

• pushkë model 56, kalibrit 7.62 mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56;

• pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës);

• një automjet tip “Golf” (dyshohet se i përkasin viktimës);

• sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës)

• një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Trupi i 34-vjeçarit nga Kurbini, u gjet pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.