Rusi 2018

Çfarë duhet të dini për trofeun e Kupës së Botës

15:31 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

36,8 cm e lartë, peshon 6,175 kg, ka një diametër prej 13 cm dhe kushton 130 mijë euro.




Po flasim për trofeun e Kupës së Botës që skulptori Silvio Gazzaniga e krijoi në vitin 1971, i porositur nga FIFA, një vit pas vendimit për të ndryshuar kupën Jules Rimet, emëruar në nder të presidentit të parë të organizmit botëror që prej vitit 1930.

Trofeu prodhohet nga Gde License Bertoni në Paderno Dugnano (Milano) dhe është e njëjta kompani në periferi të Milanos që kujdeset për restaurimin e saj.

Një përkujdesje e plotë që ndodh mesatarisht çdo katër vjet, duke filluar nga vendosja e emrit e fituesit të fundit, deri në riparimin e ndonjë pjesë të dëmtuar.

Ideja e gdhendjes së emrit të skuadrës fituese do të paraqitej pas suksesit të Gjermanisë Perëndimore të Helmut Schoen që në ’74, do të bëhej klubi i parë i cili fitoi trofeun “italian”.

Modeli i trofeut bëhet duke punuar me plastelinën, nga e cila përfitohet një masë që, nga ana tjetër, modelohet nga dora e skulptorit.

Kupa e Botës FIFA mbetet pronë e FIFA-s, ndërsa fituesit marrin një kopje të përbërë nga metali që në fakt duket e njëjtë me origjinalin, sepse lyhet me një ngjyrë prej ari të kulluar.

Edhe kopjet nuk mund të riprodhohen pa miratimin e FIFA-s. Kompania Milanese që prej vitit 1998 (dmth Kampionati Botëror në Francë) realizon gjithashtu medaljet që u jepen lojtarëve të ekipeve që ngjiten në podium.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.