Kryesore

Franca fiton Kupën e Botës, i “shuhet” ëndrra Kroacisë

18:56 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në “Luzhniki Stadium” të  Moskës u luajt finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë.




Ishte një finale ne mjaft emocione dhe me plot 6 gola, e cila kishte kohë që nuk ndodhte. Me rezultatin 4-2 fiton Franca, e cila shpallet kampione e Botës në tokën ruse. Në minutën e 18-të Mandzukic shkakton një autogol, por rezultati barazohet nga Perisic në të 28’.

Avantazhi i francezëve vjen në të 38’ ku Griezman shënon me penallti, e dhënë nga VAR-i. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-1 për francezët, ndërsa rezultati thellohet në pjesën e dytë. Pogba në të 59’ gjuan mjeshtërisht nga jashtë zone, duke realizuar golin e tretë.

Nuk ndalen francezët, Mbappe me një gjuajtje të fortë realizon edhe të katërtin, duke hipotekuar trofeun. Mirëpo Lloris gabon dhe përfiton Mandzukuc në të 69’, duke ndëshkuar francezët dhe fut sërish kroatët në lojë, duke mbajtur shpresë në ndonjë mrekulli.

Por nuk ndodh kjo mrekulli, dhe deri në fund nuk ka më gol. Franca fiton Kupën e Dytë të Botës, ndërsa Kroacia nuk arrin dot të jetë ajo fituesja e trofeut, duke u mundur në finalen e parë të historisë së saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.